Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Para se të na tregojë për Radojçiqin është mirë që Albin Kurti të na tregojë pse e ka lënë të ikë, më 24 shtator

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti për riorganizimin e grupit të Milan Radojçiqit në Rashkë. Ai ka thënë se Kurti para se të flasë se çfarë është duke bërë Radojiçiqi në Rashkë, “është mirë të tregojë pse e la të ikte me 24 shtator. Në kohë reale më 24 shtator nga pamjet që janë siguruar nga droni i institucioneve të sigurisë ata kanë parë Radojiçiqin në manastirin e Banjskës. Pra pse është lënë të ikë një person që tashmë po përbënte kërcënim serioz për vendin tonë, ku kishte organizuar një akt terrorist dhe kishte urdhër-arrest nga institucionet e Kosovës”. Ai është i dyshuar për një sërë veprash penale në vendin tonë. Ai atë ditë nuk do duhej të lejohej të ikte, por është dashur të kapej nga Policia e Kosovës dhe të sillej para organeve të drejtësisë. Para se me na tregu kryeministri se çfarë po bën Radojiçiqi në Rashkë, mirë është me na tregu  pse e la me ikë atë ditë”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …