Jamie Shea

Zëdhënësi i NATO-së gjatë luftës në Kosovë, Xhejmi Shea, bën thirrje që trupat e NATO-së të rrisin angazhimin e tyre, në Kosovë

Zëdhënësi i NATO-së gjatë luftës, në Kosovë, Xhejmi Shea, ka bërë thirrje që trupat e NATO-së të rrisin angazhimin e tyre në Kosovë, për shkak të tensioneve të larta me Serbinë, pasi konsideron se  situata në Ballkanin Perëndimor është e ndjeshme, për shkak të shtimit të  ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën. Ai ka kërkuar që palët të rikthehen në tryezën e dialogut. Nuk ka dyshim se situata në Ballkanin Perëndimor është ndjeshme, prandaj vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka rëndësi të veçantë. Që nga pranvera situata ka qenë shumë tensionuar në Kosovë. Së pari ishte çështja e targave, zgjedhjet në veri, dhe së fundmi kulmoi me aksionin paramilitar në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës. Prania e Stoltenbergut në Ballkan tregon se NATO-ja i ka sytë tek rajoni për të ofruar siguri dhe paqe”, ka thënë Xhejmi Shea.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …