AAK uron zgjedhjen e Limajt në krye të Nismës

AAK uron zgjedhjen e Limajt në krye të Nismës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka uruar Nismën, e cila sot mbajti Kuvendin Zgjedhor për kryetar të partisë. Partia e drejtuar nga Ramush Haradinaj ka uruar zgjedhjen e organeve të reja drejtuese të Nismës, duke vlerësuar se kjo e forcon bashkëpunimin ndërpartiak që tashmë është konstituuar si koalicion parazgjedhor. “AAK uron Nismën për Kuvendin zgjedhor të Partisë dhe zgjedhjen e Fatmir Limajt, kryetar të saj. AAK është e bindur se Kuvendi zgjedhor dhe zgjedhja e organeve drejtuese te Nisma-s dhe zgjedhja e zotit Limaj në krye të Nisma-s për Kosovën, do ta forcojnë edhe më shumë këtë parti si dhe do ta rikonfirmojnë bashkëpunimin tonë ndërpartiak, tashmë të dakorduar edhe si koalicion parazgjedhor”, thuhet në urimin e AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …