Petar Petkoviq: Për shkak të kushteve të papranueshme të kryeministrit Kurti, nuk mbahen zgjedhjet parlamentare të Serbisë, në Kosovë

Drejtori i “Zyrës së Serbisë për Kosovë”,  Petar Petkoviq i ka njoftuar  se për shkak të kushteve të papranueshme nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”, zgjedhjet parlamentare të Serbisë më 17 dhjetor nuk do të mund të mbahen edhe në Kosovë. Bazuar në kërkesën tuaj për të përcaktuar mundësinë e votimit për deputetë në Zgjedhjet Nacionale të Republikës së Serbisë të 17 dhjetorit 2023, që të mbahen në territorin e Kosovës,  ne ju informojmë juve që aktualisht nuk është e mundshme të zbatohet procedura zgjedhore në Kosovë, në mënyrën siç do të ishte e pajtueshme me rregullimet ligjore, si dhe me shtetin dhe interesat kombëtare të Kosovës”, ka deklaruar Petkoviq, për mediet serbe. Ndërsa për arsyen e mos-mbajtjes, Petkoviqi shkruan se Albin Kurti e ka kushtëzuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve me njohin e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi”.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …