Në sheshin e Besianës u zbulua  shtatorja e Simbolit të Lëvizjes Kombëtare, Adem Demaçi

Në sheshin e Besianës u zbulua shtatorja e Simbolit të Lëvizjes Kombëtare, Adem Demaçi. Duke folur për jetën dhe veprën e tij liridashëse e atdhetare, kryeministri, Albin Kurti tha se Adem Demaçi paraqet një personalitet të jashtëzakonshëm që vështirë mund të përkufizohet. “ Na nevojitet pra një homazh i thellë për një shpirt kaq gjithëpërfshirës ngase u deshtë një guxim i madh për ta mbajtur një shpirt kaq të lirë. Lypset një vetëdije, pa skaje për ta mbajtur një dije të paepur. Për ne si ndjekës të përpjekjeve të tij, do të jetë gjithnjë e vështirë të përkufizojmë personalitete të kësaj përmase” theksoi në mes tjerash kryeministri, Albin Kurti. Në zbulimin e shtatores sç Simbolit të Lëvizjes Kombëtare, Adem Demaçi, morën pjesë familjar të tij, autoritetet më të larta shtetërore e komunale dhe mijëra qytetar liridashës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …