leoni

Qindra mijëra njerëz të vrarë dhe mijëra mjete të blinduara të shkatërruara

Presidenti, Volodimir Zelenski ka thënë se ushtria e Ukrainës ka nevojë për më shumë armë për mbrojtje kundër sulmeve nga ajri. Ai ka theksuar se vendi i tij ka nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore në mënyrë që të mbrojë korridorin e grurit. “Ne kemi ende nevojë për një numër shumë specifik sistemesh me një emër shumë specifik. Kërkesa është bërë. Ne kemi përgjigje pozitive kur këto sisteme fillojnë të mbrojnë atë rajon. Sepse si korridori ashtu edhe njerëzit atje janë të rëndësishëm”, theksoi mes tjerash, kryetari, Volodimir Zelenski në konferencën për media pas samitit “Gruri nga Ukraina” të mbajtur në Kiev. Duke folur për pasojat e deritashme të luftës mes Rusisë dhe Ukraninës, autorietet e kësaj të fundit kanë thënë se deri më tani, numri i të vrarëve ka arritur në rreth 325 mijë njerëz dhe mijëra mjete të blinduara të shkatërruara. Sipas autoriteteve të Ukrainës, Rusia ka humbur gjithashtu 5 mijë 513 tanke, 10 mijë e 279 automjete të blinduara luftarake dhe 7 mijë e 874 sisteme artilerie që nga 4 shkurti 2022.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …