leoni

Komuna e Ferizajt pritet në Unionin e Bashkive në Tiranë

Në Pallatin e Brigadave në Tiranë, mbrëmë është zhvilluar ceremonia e pritjes së përfaqësuesve të komunave nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Malit të Zi, kryetarët e komunave anëtare të UBSHR-së, bashkive të Shqipërisë, komunat Arbëreshe, komuniteti shqiptar në SHBA etj, që do të bëhen pjesë e Paradës së Shqiptarëve gjatë ditës së sotme në  këtë 28 Nëntor. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, i shoqëruar nga drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani si dhe artistë e sportistë ferizajas. Të pranishmëve me një fjalë rasti ju është drejtuar Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Kjo ceremoni ishte organizuar me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Këngëtari ferizajas Mentor Haziri ishte i ftuar i veçantë ku performoi mbrëmë në Pallatin e Brigadave.

May be an image of 9 people

Kontrolloni gjithashtu

Krenar me rininë tonë plot talent, me zemër të madhe e shpirt gare!

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti ka marrë pjesë në organizimin e Ligës …