Protestuesit nga radhët e PSD-së dhe të veteranëve të luftës së UÇK-së, kanë hedhur gaz lotsjellës në ambientet e Hotelit, Sirius, në Prishtinë ku po pretendonte të fliste, kryetarja, inkuizitore e Gjykatës Speciale, Terndafilova. Ndërkohë ka reaguar Policia e Kosovës dhe ka arrestuar kryetarin e PSD-së Dardan Molliqaj, Janë shënuar edhe shumë rraste të përplasjeve në mes të protestuesve dhe policëve. Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve dhe i ka larguar ata në një distancë 100 metra duke vendosur perimetrin e sigurisë.