IPK-ja ka filluar hetimet kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për të parë veprimet e tyre në protestën e djeshme të PSD-së

Inspektorati policor i Kosovës ka nisur hetimet ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës për të parë reagimin e tyre në protestën e djeshme të Partisë Socialdemokrate, ku pati të lënduar dhe të arrestyar në mesin e tyre edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. Hetuesit e IPK-së sipas detyrës së tyre zyrtare,  kanë filluar një hetim preliminar për të vlerësuar reagimin policor në menaxhimin e protestës së djeshme,  kundër qëndrimit në Prishtinë të kryetares së Gjykatës Speciale, Trendavilova. Lidhur me reagimin policor gjatë menaxhimit të protestës ka pasur ankesa dhe reagime publike edhe nga gazetarë të ndryshëm si dhe vet Asosiacionit të Gazetarëve të Kosovës. Hetuesit e IPK-së aktualisht janë në fazën e grumbullimit të informacioneve dhe analizimit të pamjeve të ndryshme përfshirë edhe ato që tashmë janë publikuar”, thuhet në reagimin e Inspektoratit.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …