Fatmir Sejdiu thotë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka zhvilluar vazhdimisht fushatë të mobilizuar kundër tij

Sejdiu: Detajet brenda Marrëveshjes së Ohrit e shembin konstruksionin kushtetues të Republikës së Kosovës

Ish kryetari, Fatmir Sejdiu ka thënë se është i brengosur teksa e sheh se si po vijon dialogu midis Kosovës dhe Serbisë. Ai ka theksuar se nuk do ta pranonte aneksin e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit dhe ka tërhequr vërejtjen se detajet brenda tij e shembin konstruksionin kushtetues të Republikës së Kosovës. Ish kryetari, Fatmir Sejdiu është cituar të ketë deklaruar më tutje për Kosovalive se ai nuk do ta pranonte asesi Asociacionin e komunave me shumicë serbe. “Jo nuk do ta pranoja. Sepse qëndrimi i Kosovës duhet të mbështetet në pranime. Këtë duhet ta di edhe bashkësia ndërkombëtare, e di besoj sepse edhe në bisedimet e Vjenës ky ka qenë qëllimi i Serbisë, ai i shtrirjes gjeografike të serbëve, duke e përfshirë edhe Anamoarvën, e është refuzuar. Zhagitja e vazdhueshme nga një model në modelin tjetër lë hapësirë për kurdisje të tjera. Unë jam i brengosur me atë çfarë po ndodhë sepse duhet ruajtur konstruksionet kushtetuese të vendit” është cituar të ketë thënë mes tjerash, ish kryetari, Fatmir Sejdiu.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …