leoni

Ejup Maqedonci: Në trajnimin e organizuar në Zvicër, pjesëtarët tanë edhe një herë treguan shkallë të lartë profesionalizmi

Ejup Maqedonci: Në trajnimin e organizuar në Zvicër, pjesëtarët tanë edhe një herë treguan shkallë të lartë profesionalizmi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se pesë pjesëtarë të FSK-së, të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare, përkrah ekipeve të kërkim-shpëtimit nga Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Franca morën pjesë në trajnimin e organizuar në Zvicër. Ai  bëri të ditur se pjesëtarët tanë edhe një herë treguan shkallë të lartë profesionalizmi, në trajnimin “Kërkim-Shpëtimi Urban”. “Përkrah ekipeve të kërkim-shpëtimit nga Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Franca, pesë pjesëtarë të FSK-së të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare, me ftesë të Ekipit Ndërkombëtar të Kërkim-Shpëtimit të Mbretërisë së Bashkuar, dhe me aprovimin e Ekipit të Kërkim-Shpëtimit të Kombeve të Bashkuara, morën pjesë në trajnimin e organizuar në Zvicër, ku për pesë ditë me radhë zhvilluan trajnimin “Kërkim-Shpëtimi Urban”. Pjesëtarët tanë edhe një herë treguan shkallë të lartë profesionalizmi duke dëshmuar kësisoj potencialin e jashtëzakonshëm që ekziston brenda QNTKSH për t’u shndërruar në qendër të njohur ndërkombëtarisht në fushën e kërkim-shpëtimit, me Kosovën si shtet pritës”, ka shkruar ministri Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Kulla

Ilir Kulla: Dronët amerikanë, lajm i mirë për Kosovën përballë fuqisë militariste të Serbisë

Eksperti i gjeopolitikës dhe sigurisë, Ilir Kulla, ka vlerësuar si lajm të mirë ardhjen e …