Salih Mustafa

Gjykata e Hagës ka bërë të ditur se aktgjykimi i apelit kundër Salih Mustafës, do të shqiptohet më 14 dhjetor

Gjykata e Hagës ka bërë të ditur se aktgjykimi i apelit kundër Salih Mustafës do të shqiptohet më 14 dhjetor. Në këtë njoftim thuhet  se seanca do të jetë publike dhe mund të përcillet në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze përmes faqes së internetit të Gjykatës, ose nga galeria publike në mjediset e Gjykatës. Aktakuza e ngarkon Salih Mustafën në bazë të përgjegjësisë penale individuale dhe përgjegjësisë penale si epror me katër akuza për krime lufte (ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme) të kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në fshatin Zllash, në rajonin Gollak të Kosovës. Sipas Aktakuzës, afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe rreth fundit të prillit 1999, Salih Mustafa dhe disa ushtarë, policë dhe roja të UÇK-së patën të njëjtin qëllim të përbashkët të marrjes në pyetje dhe keqtrajtimit të të ndaluarve në kompleksin e ndalimit në Zllash, thuhet në njoftim. Shkalla e parë e Gjykatës, Salih Mustafën e ka dënuar me 26 vjet burg.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …