Deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, Prokuroria Speciale e Nishit ka propozuar që t’i ngrihet aktakuzë

Shaip Kamberi: Bujanoci, Presheva e Medvegja janë komunat me të ardhura më të ulëta dhe shkallën më të lartë të papunësisë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë dhe bartësi i listës “Lufta politike e shqiptarëve vazhdon”, Shaip Kamberi, tha se qëllimi i kësaj liste është që një apo dy deputetë, varësisht nga rezultatet e zgjedhjeve, të ngrenë zërin” në Kuvendin e Serbisë dhe të vënë në dukje diskriminimi ndaj shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Nëse parimi kushtetues është që shërbimet publike, institucionet shtetërore, madje edhe policia, duhet të pasqyrojnë strukturën e popullsisë në një komunë, veçanërisht kur bëhet fjalë për komunat multietnike, dhe situata në terren është krejtësisht ndryshe, atëherë shkelet e drejta themelore e pakicës për pjesëmarrje në procesin e vendimmarrjes në institucionet e rëndësishme, të cilat vendosin për të drejtat e tyre”, tha Kamberi për radiotelevizionin serb. Sipas tij, Bujanoci, Presheva dhe Medvegja janë komunat me të ardhura më të ulëta, me shkallë më të lartë të papunësisë dhe pa investime konkrete në hapjen e vendeve të reja të punës. Ai problem i natyrës ekonomike është një problem i madh për të gjithë të rinjtë që ikin prej andej”, shtoi Kamberi.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: PDK-ja është gati për zgjedhje, Bedri Hamza konsiderohet si kryeministri i ardhshëm i Kosovës

Pas takimit midis kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi, nënkryetarja e PDK-së, …