Brickos

Sheh dritën e botimit libri “Sfidat e ndërtimit të kulturës politike demokratike në Kosovë”, i autores Elife Luzha

Sheh dritën e botimit libri “Sfidat e ndërtimit të kulturës politike demokratike në Kosovë”, i autores Elife Luzha

Shtëpia botuese “Olymp”, Prishtinë, në përvjetorin e 111-të të shtetit shqiptar, njofton botimin e librit me titull “Sfidat e ndërtimit të kulturës politike demokratike në Kosovë”, të politologes Elife Luzha. Libri ka temë qendrore sfidat e ndërtimit të kulturës politike demokratike në Kosovë, temë e palëvruar mjaftueshëm deri më sot nga autorët shqiptarë. 

“Autorja godet mu në zemër të problemit: mangësitë e kulturës së sotme politike, si dhe qartëson se si mund të përçohet kultura politike demokratike në jetën politike të vendit”, thotë recensenti i librit, Mr. sc. Kastriot Myftiu. Edhe recensenti tjetër i librit, Prof. ass. dr. Petrit Bushi, shkruan se libri Sfidat e ndërtimit të kulturës politike demokratike në Kosovë është një studim i rëndësishëm, që jep një kontribut të vlefshëm në literaturën e politikës dhe shoqërisë në Ballkan. 

Libri është thirrje për ndryshim evolucionar jo në mënyrë të vetvetishme, por të vetëdijshme, me dije, frymë dhe inteligjencë. Prandaj është i vlefshëm për studiues, studentë dhe për ata që janë të interesuar për zhvillimin politik dhe të kulturës politike demokratik në Kosovë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …