Sot është një ditë e jashtëzakonshme, që nuk ishte menduar më parë, tha kryeministri, Edi Rama, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Edi Rama: Kosova duhet t’ia imponojë Serbisë njohjen, vetëm duke u ulur në tryezë dhe me bisedime

Kryeministri Edi Rama, tha se Shqipëria ka mbajtur qëndrimin e duhur. Kosova duhet t’ia imponojë Serbisë njohjen, vetëm duke u ulur në tryezë. Nuk kam pasur iluzione për asnjë, nga aktorët publikë që i njoh, nuk kam qëndrime për të modifikuar, të kthehesha pas ,do i bëja sërish, nuk jam i kushtëzuar në qëndrimet e mia. Por kur ndodh diçka si në rastin e  Banjskës mbajta qëndrimin e duhur. Nuk duhet të jemi linear, por fleksibël në përpjekje për ta çuar kauzën aty ku duhet, dhe kjo arrihet vetëm të mundin Serbinë në tryezë, ta imponojmë në tryezë njohjen e Kosovës. Ai tha se nëse Kosova do të pranonte propozimin tim për Asociacionit do të kishte rezultate më të mira. Tani që është bërë fakt publik propozimi që kam bërë unë për Asociacionit, e kanë parë që do ishte më e udhës të mos ta kishin përjashtuar, por ta kishin lexuar, se do kishin dalë në një rezultat edhe më të mirë”, tha mes tjerash kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …