Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në kritikën e tij më të ashpër publike lidhur me luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gazën jugore, tha se kishte një hendek midis synimeve të deklaruara të qeverisë për të mbrojtur civilët dhe numrit të viktimave. Duke folur pas një takimi me ministrin e Jashtëm britanik, David Cameron, ai deklaroi se Izraeli duhet ta ketë prioritet mbrojtjen e civilëve. Derisa qëndrojmë këtu pothuajse një javë pas kësaj fushate në jug, mbetet e domosdoshme që Izraeli t’i japë përparësi mbrojtjes së civilëve. Blinken tha se Amerika dëshiron që Izraeli të sigurojë që palestinezët të dinë se kur dhe ku mund të shkojnë drejt vendeve të sigurta dhe të bëjnë të qarta periudhat se kur mund të lëvizin nga një vend në tjetrin. Lordi Cameron bëri thirrje për lirimin e të gjithë pengjeve në Gaza, duke thënë se nuk ka “asnjë justifikim” që ata të mbaheshin prej Hamasit.
Kontrolloni gjithashtu
OVL-UÇK, letër të hapur Richard Grenell për Gjykatën Speciale në Hagë
OVL-UÇK, i është drejtuar me një letër të hapur ish-emisarit amerikan Richard Grenell dhe administratës …