Katherine Judd: Qytetarët kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për tërheqjen e kryetarëve të zgjedhur, bazuar në udhëzimin administrativ

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  në Kosovë,  ka deklaruar  se qytetarët kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për tërheqjen e kryetarëve të zgjedhur, bazuar në udhëzimin administrativ të nxjerrë nga qeveria. Ky sqarim u publikua lidhur me procesin që ka të bëjë me katër kryetarët e komunave veriore. Në njoftim thuhet se qytetarët kanë të drejtë të bëjnë kërkesë të tillë. Ne respektojmë sundimin e ligjit në Kosovë, duke përfshirë ushtrimin e kësaj të drejte të veçantë, bazuar një proces demokratik dhe ligjor dhe vazhdojmë ta mbështesim  Qeverinë e Kosovës që t’i sigurojë qytetarët që ata në mënyrë efektive të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas udhëzimit administrativ.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …