Blinken: Në qendër të shqetësimeve të shteteve të botës, veçmas në zonën transatlantike, ishte Ballkani, Bosnja dhe Kosova

Amerika ka filluar ta kritikojë Izraelin, por nuk e pengon dot në sulmet barbare kundër popullatës civile palestineze

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në kritikën e tij më të ashpër publike lidhur me  luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gazën jugore, tha se kishte një hendek midis synimeve të deklaruara të qeverisë për të mbrojtur civilët dhe numrit të viktimave. Duke folur pas një takimi me ministrin e Jashtëm britanik, David Cameron, ai deklaroi se Izraeli duhet ta ketë prioritet mbrojtjen e civilëve. Derisa qëndrojmë këtu pothuajse një javë pas kësaj fushate në jug, mbetet e domosdoshme që Izraeli t’i japë përparësi mbrojtjes së civilëve. Blinken tha se Amerika dëshiron që Izraeli të sigurojë që palestinezët të dinë se kur dhe ku mund të shkojnë drejt vendeve të sigurta dhe të bëjnë të qarta periudhat se kur mund të lëvizin nga një vend në tjetrin. Lordi Cameron bëri thirrje për lirimin e të gjithë pengjeve në Gaza, duke thënë se nuk ka “asnjë justifikim” që ata të mbaheshin prej Hamasit.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …