Përfaqësuesja e Shqipërisë në OKB, Albana Dautllari, shpreh keqardhje pse Këshilli i Sigurimit nuk e ka dënuar terrorin e Hamasit

Këshilli i Sigurimit të OKB është takuar për të vendosur me votë armëpushimin e menjëhershëm të luftimeve në Gaza. Kjo kërkesë u soll në tryezë nga sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, që aktivizoi artikullin 99-të, një mjet i fuqishëm diplomatik i papërdorur në dekada. Sipas një letre të dërguar anëtarëve, ai u shpreh se në Gaza po rrezikohet paqja dhe siguria ndërkombëtare, ndërsa po shkaktohet një katastrofë humanitare. Në fjalimin përpara anëtarëve të këshillit të sigurimit, Guterres tha se brutaliteti i Hamasit nuk mund të justifikojë kurrë “ndëshkimin kolektiv” të palestinezëve. Mocioni u mbështet nga 13 vende në Këshillin e Sigurimit, por SHBA vuri veton duke u shprehur kundër një lëvizjeje të tillë. Zëvendës ambasadori amerikan Robert Wud tha se armëpushimi do të mbillte vetëm farat për luftën e ardhshme. Mbretëria e Bashkuar abstenoi në votim. Përfaqësuesja e Shqipërisë Albana Dautllari, ka shprehur keqardhje pse Këshilli i Sigurimit nuk e ka dënuar terrorin e Hamasit.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Qeveria lë në harresë premtimin për ndryshimin e ligjit, Veteranët jashtë agjendës

Ndryshimi i Ligjit për Veteranët e luftës së UÇK-së, që do të hiqte kufizimin e …