Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, njoftoi të shtunën se kompania serbe, Elektrosever, ka nënshkruar kontratë komerciale për energjinë me kompaninë kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike. “Ky është hap i rëndësishëm drejt zbatimit të Udhërrëfyesit të Energjisë dhe drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Lajçak, në një postim të tij. Ai nuk ka treguar ku dhe kur është nënshkruar kontrata në fjalë dhe nuk ka dhënë hollësi të tjera. Elektrosever është pronë e kompanisë energjetike të Serbisë EPS. Ajo e mori licencën për operim nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) më 24 qershor. Më 21 qershor, Kosova dhe Serbia e nënshkruan udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes për Energji, që ishte arritur më 2013 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Kontrolloni gjithashtu
Selim Pacolli: Sllatina e Vitisë zgjedh Familjen si testament të harmonisë dhe solidaritetit
Në Sllatinë të Vitisë, me ftesë të qytetarëve të kësaj ane, patëm mundësinë të takohemi …