Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar dhe ka biseduar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Berlin

Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti  është takuar dhe ka  biseduar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Berlin. Ai po merr pjesë në kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë . Në njoftimin për takimin me Scholz, ai nuk përmendi dialogun me Serbinë përveçse raportet Kosovë-Gjermani, si dhe ideologjinë e përbashkët politike. Ishte kënaqësi të marr pjesë në kongresin e partisë SPD të këtij viti, ku pata një takim të frytshëm me kancelarin e Gjermanisë, duke nënvizuar fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë që nxisin drejtësinë, përparimin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, ka shkruar Kurti pas takimit me Scholz.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj reagon për subvencionet: APK nuk ka gjetur konflikt interesi tek zyrtarët komunalë

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar ndaj zërave publikë dhe shqetësimeve të …