Komuna e Therandës nuk ka përfituar asnjë rritje te investimet kapitale nga ndarja e buxhetit të Qeverisë për vitin 2024

Komuna e Therandës nuk ka përfituar asnjë cent rritje te investimet kapitale nga ndarja e buxhetit të Qeverisë për vitin 2024. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj. Ai derisa ka adresuar ankesa te Qeveria për planifikimin e buxhetit për vitin 2024, thotë se rritje ka te pagat dhe mëditjet, porse jo te investimet kapitale. Sa i përket buxhetit për vitin 2024 rritje tek investimet kapitale nuk kemi asnjë cent. Ka rritje tek pagat dhe mëditjet. Këta po thonë që kemi rrit buxhetin nëpër komuna, mirëpo ato shkojnë të gjitha në paga dhe mëditje për shkak të ligjit që është në fuqi. Kryetari, Bali Muharremaj derisa shprehet i zhgënjyer nga ndarja e buxhetit për vitin e ardhshëm, shton se kërkesat e kësaj komune çdoherë janë me argumente. Në lidhje me ndërtimin e stadiumit të futbollit në Therandë, Muharremaj ka theksuar se buxheti prej 100 mijë eurove i ndarë për vitin 2024, për këtë stadium është i pamjaftueshëm. Sipas tij, me një buxhet të tillë, sot nuk mund të ndërtohet asnjë sallë sportive për shkollat fillore. Ai ka shtuar se qëllimi i tij është që të rinjtë e kësaj komune të orientohen drejt sportit dhe kulturës, në mënyrë që ata të mos e braktisin vendin, në të kundërtën në vitet e ardhshme, largimi i tyre do të paraqet problem të madh. Qeveria Kurti vazhdon t i diskriminojë komunat ku Vetëvendosja ka humbur në zgjedhjet vendore.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti i Trashëgimisë së UNESCO-s ka miratuar vendimet për pranimin e Butrintit dhe Beratit si vlera të Trashëgimisë Botërore

Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s, mbledhur në Sesionin e 46-të në New Delhi, Indi, …