Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues të Kosovës, për të dytën herë protestuan para ndërtesës së Qeverisë, në Prishtinë

Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues të Kosovës, për të dytën herë protestuan para ndërtesës së Qeverisë, në Prishtinë

Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues të Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë. Protestës iu ka bashkuar edhe Sindikata e Policisë së Kosovës. Protestuesit në mesin e 14 kërkesave  insistojnë që rrezikshmëria të jetë 25-50 % e pagës bazë të policëve. U kërkua përfshirja e njësive të caktuara në shtesën për kushte të tregut të punës, e po ashtu pensionimi të bëhet në moshën 55-vjeçare. Përmirësimi i kushteve të punë në përgjithësi, siç janë, veshmbathjet, mjetet e punës, mjetet logjistike, objektet policore duke pasur parasysh se disa objekte policore dhe automjete, si dhe pajisje tjera të domosdoshme për kryerjen e detyrave zyrtare, nuk i plotësojnë kushtet minimale për punë. Pastaj kërkohet që rrezikshmëria për zyrtarët policorë të jetë permanente dhe mos të varet vetëm nga një vend apo lokacion i caktuar, si dhe kërkojmë që shtesa për rrezikshmëri në punë të jetë nga 25 deri në 50% e pagës bazë dhe të formohet një komision që do të bëjë rivlerësimin e nivelit dhe kategorizimin e shtesave për rrezikshmëri. Përfshirja e njësive të caktuara në shtesën për kushte të tregut të punës, ligji për pensionim në moshën 55-vjeçare, e njëjtë me ligjin e FSK-së. Sigurimi jetësor dhe rritjen e fondit në buxhetin e policisë për shërbimet shëndetësore me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për barna dhe shërbime tjera. (Lajmi. net)

 

Kontrolloni gjithashtu

Ibish Bardhi nga Malisheva, pretendon se është kërcënuar përmes telefonit nga Gani Krasniqi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje

Ibish Bardhi nga Malisheva pretendon se është kërcënuar përmes telefonit nga Gani Krasniqi, deputeti i …