Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, iu ka përgjigjur nga Malisheva, kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj

Fatmir Limaj: Marrëveshja e Ohrit për vetëmenaxhim, ka strukturën administrative të një krijese me elemente të federalizimit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se se pika e shtatë e Marrëveshjes së Ohrit ku flitet për vetëmenaxhimin, nënkupton strukturën administrative të një krijese të tretë, me elemente të federalizimit. Unë vazhdimisht në media e kam thënë pika shtatë, vetëmenaxhimi nënkupton struktura administrative e një krijese që po vjen. Marrëveshjen unë e shoh përtej 2013-2015, statuti derivat i një marrëveshje politike, prandaj bëhet luftë me sjell një marrëveshje të mirë politike, prandaj bëhen negociata për marrëveshje, nuk ka marrëveshje pa e pranuar statutin, ka për marrëveshjen, cila marrëveshje e mirë të siguron derivate të mira. Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohri, pika shtatë praktikisht ka qenë e vizatuar sikur kjo strukturë çfarë po vjen, këtu nëntë muaj është bërë debat çka është vetmenaxhimi, me qellim e ka disa që pa vetëdije donin që vetëmenaxhimin ta kamufllonin edhe të mos e thonin atë se çka në fakt thotë pika e shtatë. Pika e shtatë- vetëmenaxhimi, kanali i komunikimit të qeverisë siç thotë pika e shtatë të gjitha këto kanë paraparë këtë që po vjen, strukturën organizative të një krijese të tretë në këtë rast, me elemente federale”, ka thënë mes tjerash Fatmir Limaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …