leoni

Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka rizgjedhur, Blerim Isufajn, edhe për një mandat tjetër në krye të Prokurorisë Speciale

Pavarësisht injorimit që po i bëjnë, kryetarja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, përgjithësisht krejt partia e Vetëvendosjes,  Këshilli Prokurorial i Kosovës, duke u mbështetur në vlerësimet dhe kompetencat dhe obligimet e  veta ka rizgjedhur  Blerim Isufajn, edhe për një mandat tjetër në krye të Prokurorisë Speciale të vendit tonë. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e mbajtur të Këshillit Prokurorial të Kosovës.  Këshilli me 9 vota për dhe 1 kundër zgjodhi Isufajn për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Mandati i tij është 4-vjeçar dhe fillon nga 1 janari  i vitit 2024, ka bërë të ditur  kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha në garë për Prishtinën: Premton siguri për fëmijët, zgjidhje të shpejtë për mbeturinat dhe “tunel nëntokësor” për trafik

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka shpalosur arsyet e kandidimit dhe …