Brickos

Vazhdon dëshminë e saj në Gjykatën Speciale, në Hagë, ish zyrtarja e OSBE-së në Kosovë, Sandra Miçell

Vazhdon dëshminë e saj në Gjykatën Speciale,  në Hagë, ish zyrtarja e OSBE-së në Kosovë, Sandra Miçell, në procesin gjyqësor kundër krerëve të luftës së UÇK-së:  Hashim Thaçi, Kadri Vesesli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Edhe sot dëshmitarja, Sandra Mitchell,  vazhdon të merret në pyetje. Kjo është dëshmitarja e  38-të,  me radhë, e cila ka filluar paraqitjen e saj javën e kaluar duke dhënë mendime  edhe për strukturën organizative të UÇK-së. Ajo mendon se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte e unifikuar nga niveli qendror i saj.  Struktura komanduese e UÇK-së ndryshonte shumë nga ajo serbe, pasi ajo ishte horizontale, nga zona në zonë. Mirëpo ka pasur komandantë, të cilët në raste të caktuara takoheshin, bisedonin dhe  votonin në mënyrë demokratike për kryerjen e detyrave,  që kishin marrë përsipër. Seancat gjyqësore, në Gjykatën Speciale  do të zhvillohen edhe gjatë kësaj jave, prej  sot deri në  ditën e  mërkurë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …