leoni

Në Rahovec u nënshkrua memorandum bashkëpunimi me OJQ ” Advancing Together (AT)”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me drejtorin ekzekutiv të OJQ “Advancing Together (AT)”, z. Bashkim Ibishi, nënshkroi memorandum bashkëpunimi, për zbatimin e projektit “Bëhu partneri im për mirëqenie”, që ka për qëllim fuqizimin e komuniteteve lokale, duke kontribuar në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve dhe projekteve në lidhje me komunitetet. Këto projekte ofrojnë një nxitje për anëtarët e komuniteteve jo-shumicë dhe autoritetet lokale. Andaj, komuna e Rahovecit mbetet e përkushtuar në fuqizimin dhe mbështetjen e tyre, në mënyrë që të rritet mirëqenia.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …