Misheline Kalmy-Rey: Është shumë e vështirë të qeveriset sot Kosova

Ish kryetarja e Zvicrës, Misheline Kalmy-Rey, la deklaruar  se po të ishte kryeministre e Kosovës sot, do ta kishte shumë të vështirë të qeveriste me këtë vend. Për Kosovën, ajo tha gjatë  një interviste, tensioni me Serbinë mbetet pengesa kryesore drejt njohjeve të reja. Në veri të Kosovës, ku popullsia është kryesisht serbe, ekziston një sistem social paralel. Tekstet shkollore ofrohen nga Serbia. Disa komuna refuzojnë të pranojnë autoritetin e Prishtinës. Është një vend i vështirë për t’u qeverisur. Bashkimi Europian ndërmjetëson mes Serbisë dhe Kosovës, por udhëheqësit e tij – përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajcak dhe shefi i politikës së jashtme Josep Borrell, për shembull – vijnë nga vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, theksoi ish-kryetarja e Zvicrës, Misheline Kalmy-Rey.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …