Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Për katër vjet qeverisje, mbi 10 miliardë euro buxhet, Qeveria pa asnjë projekt të madh për Kosovën

Koordinatori për Financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, ka thënë se buxheti i vendit  për vitin 2024 nuk do t’i mundësojë Kosovës zhvillim ekonomik dhe përmirësim të jetës së qytetarëve. Mustafa ka treguar se me buxhetin për vitin 2024, Qeveria Kurti tejkalon 10 miliardë euro buxhet në administrim për katër vite, e përmes të cilit nuk ka arritur të realizoj asnjë projekt të madh për vendin. “Kjo qeveri, ashtu siç e filloi mandatin, ashtu dhe po shkon drejt fundit të mandatit të saj qeverisës, duke bartur paratë e qytetarëve të Kosovës nga dora në dorë, por pa lënë asnjë gjurmë substanciale në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e vendit. Pra, për katër vite qeverisje, kjo Qeveri pritet t’i shpenzojë deri në fund të mandatit mbi 10 miliardë euro taksa të qytetarëve, por nuk ka realizuar asnjë projekt madhor për qytetarët e vendit. Prandaj, shihet qartë se kjo Qeveri nuk ka asnjë plan për ta zhvilluar Kosovës dhe për ta përmirësuar jetën e qytetarëve. Arben  Mustafa ka thënë se edhe buxheti për vitin 2024 është vetëm për 3% më i lartë në krahasim me buxhetin e vitit paraprak.

Kontrolloni gjithashtu

Kushtetuesja e shpall të pranueshme ankesën e deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së kundër Ligjit për Zyrtarët Publikë

Gjykata Kushtetuese rreth ndryshimit të formës së votimit për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë një vendim sa i përket kërkesës së AAK-së të …