Kryeministri Kurti, ka pritur në takim ambasadorin amerikan Hovenier, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e përhershme

Kryeministri Kurti, ka pritur në takim ambasadorin amerikan Hovenier, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e përhershme

Kryeministri Kurti, priti në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Xhefri  Hovenier, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e shtetit amerikan gjatë gjithë vitit. Sipas komunikatës për medie të qeverisë, Kurti ka biseduar me Hovenierin rreth konvertimit të targave ilegale, rrëmbimin e tre policëve të Kosovës në veri e sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Biseduam për çështjen e procesit të konvertimit të targave, nga i cili deri më tani mbi 4 200 qytetarë serbë të Kosovës kanë përfituar prej lehtësimeve financiare të qeverisë për regjistrimin e veturave me targa RKS. Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Hovenier dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme përgjatë gjithë vitit.

Kontrolloni gjithashtu

Në vitin 2024 ka pas më pak raste të sëmundjeve malinje dhe beninje se sa në vitin 2023

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës mësohet se në vitin 2024 ka …