Gërxhaliu: Buxheti për vitin 2024 ka vlerë më të vogël se i vitit 2023

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka vlerësuar se buxheti i Qeverisë Kurti për vitin 2024, më shumë është zgjedhor sesa zhvillimor. Ai ka deklaruar se fakti që sot Qeveria aktuale e ka shumicën, është ditë që ky ligj do të kalojë, mirëpo ky buxhet nuk mund të jetë zhvillimor, është shumë më tepër i orientuar në politikë sociale. “Shqetësuese në Kosovë është mungesa e një dialogu të mirëfilltë, qoftë në mes pozitës dhe opozitës, qoftë nga niveli qendror me atë lokal, e qoftë partneriteti publiko-privat” ka thënë për Telegrafin, Safet Gërxhaliu. Ai ka theksuar më tutje se buxheti I vitit 2024 e ka vlerën më të ultë se sa ai I këtij viti që po e lëm. “Kur e kemi parasysh inflacionin, kur e kemi parasysh importin e inflacionit nga jashtë, atëherë ky buxhet në qoftë se krahasohet me vitin 2023 ka nuanca shumë të vogla të rritjes që ndoshta kanë përjetuar amortizim falë inflacionit dhe mund të quhet lirisht që është i barabartë apo më i ulët se i vitit 2023.Atë çka e ke ble, apo ke mund ta realizosh në vitin 2023 me 1 milion e gjysmë, në vitin 2024 nuk do të mund ta realizosh me 2 milionë” ka theksuar eksperti I ekonomisë, Safet Gërxhaliu.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …