Më 19. 12. 2023, në orën 11:15 në Sallën e kuqe-Pallati i Rinisë, mbahet edicioni i parë të festivalit. “Muzika dhe Arti si Terapi”

Më 19. 12. 2023, në orën 11:15 në Sallën e kuqe-Pallati i Rinisë, mbahet  edicioni i  parë të festivalit. “Muzika dhe Arti si Terapi”. Ky festival është i pari i llojit të vet në vend dhe ka për qëllim të promovojë talentet e nxënësve me nevoja të veçanta nga qytete të ndryshme të vendit. Përmes këtij festivali, synohet të theksohet rëndësia e përfshirjes dhe integrimit të këtyre fëmijëve në aktivitetet kulturore dhe artistike, duke iu ofruar atyre një platformë për të shprehur aftësitë dhe talentet e tyre.

Programi i festivalit përfshin një ekspozitë të punimeve të krijuara nga nxënësit dhe një koncert ku do të performojnë këta talent të rinjë. Kjo ngjarje kulturore  shërben jo vetëm si një dritare për të treguar aftësitë e këtyre fëmijëve, por edhe si një mjet ndërgjegjësues për publikun në lidhje me potencialin dhe rëndësinë e artit si një formë terapie.

Për më shumë informacion ose për të marrë pjesë në ngjarje, ju lutemi të kontaktoni:

Blerina Kallaba Pacolli Drejtoreshë e Festivalit “Muzika dhe Arti si Terapi” Tel: +383 49 868 916

Ju ftojmë të bashkoheni me ne në këtë festë të artit dhe muzikës, dhe të ndani historinë e këtyre talentëve të jashtëzakonshëm. Faleminderit për vëmendjen tuaj dhe shpresojmë të ju shohim aty!

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …