Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, foli lidhur me ngritjen e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, foli lidhur me ngritjen e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha sot në një konferencë me gazetarë ka folur lidhur me ngritjen e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve. Ai tha se Policia e Kosovës respektivisht Divizioni i Komunikacionit Rrugor për objektiv kryesor ka ngritjen e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve. Hoxha tha se tashmë kanë filluar që të përdorin kamerat e trupit për zyrtarë policor të njësive të trafikut. Me qëllim të përmbushjes së Planit Zhvillimor Strategjik të PK-së 2021-2025 ku një ndër objektivat parasheh modernizimin e pajisjeve për kontroll dhe mbikëqyrje të trafikut rrugor jemi furnizuar me vetura me pajisje inteligjente ’smart patroll’, radar mobil që dëshmojnë kundërvajtjet në trafik, e po ashtu në të ardhmen synojmë të pajisemi me radar statik, pajisje për lëshimin e gjobave në mënyrë elektronike si dhe për një transparencë më të madhe të punës policore ndaj publikut kemi filluar përdorimin e kamerave të trupit për zyrtarë policorë të njësive të trafikut”, ka thënë Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Lirohet nga akuzat për krime lufte në Gjakovë Dragan Ristiq

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për krime lufte, Dragan …