Kuvendi i Shqipërisë me 75 pro, votoi sot në favor të kërkesës së SPAK-ut për t’ia hequr imunitetin deputetit, Sali Berisha

Kuvendi i Shqipërisë,  votoi sot në favor të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë (SPAK) për t’ia hequr imunitetin e deputetit, Sali Berisha, duke i hapur rrugën arrestimit të tij nën dyshimin për korrupsion. Prokurorët u kërkuan ligjvënësve javën e kaluar t’ia heqin Berishës imunitetin parlamentar, sepse ai nuk i ishte përmbajtur urdhrit për të raportuar në SPAK çdo dy javë dhe për të mos u larguar nga vendi, derisa po hetohej për korrupsion. Me 75 vota në favor, Kuvendi e miratoi kërkesën për t’ia hequr Berishës imunitetin parlamentar të enjten. Qysh në tetor, SPAK-u njoftoi se Berisha akuzohet për korrupsion në një rast bashkë me dhëndrin e vet, Jamarbër Malltezi, për privatizimin e paligjshëm të kompleksit sportiv “Partizani”. Opozita u përpoq ta pengojë votimin duke hedhur flakadanë në seancën foltorja e të cilës u sigurua nga një numër i madh i rojeve të sigurisë, ndërkohë që pranë ndërtesës së Kuvendit protestuesit e kundërshtuan vendimin. Sali Berisha, duke folur gjatë protestës pranë Kuvendit, e quajti vendimin antikushtetues.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti gjerman Rainhard Bütikofer, kritikon vendimin për kushtëzimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Deputeti në Bundestagun gjerman, Rainhard Bütikofer, bashkë-partiaku ministres së Jashtme Annalena Baerbok, ka kritikuar ashpër …