Ramush Haradinaj, mori pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e Shtëpisë për të moshuarit, në Klinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e shtëpisë për të moshuar, në Klinë. Haradinaj ka thënë se kryetari i Klinës, Zenun Elezaj dhe qeverisja e Aleancës në këtë qytet  po vazhdojnë të jenë shembull në qeverisje, pavarësisht diskriminimit që i bëhet nga pushteti qendror. Iu  bashkova kryetarit Elezaj, drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Agron Bacaj dhe kolegëve tjerë në inaugurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e shtëpisë për të moshuar, projekt ky i financuar nga Komuna e Klinës”, ka thënë Haradinaj. Shtëpia për të moshuar përveç karakterit rezidencial do të shërbejë edhe për qëndrim ditor ku të moshuarit do të kenë hapësirat për aktivitete ditore, është shprehur Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …