U mbajt mbledhja e tretë e KKSB-së në Deçan  

U mbajt mbledhja e tretë e KKSB-së në Deçan. Takimin e udhëhoqi kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj. Të pranishëm ishin koordinatori i KKSB-së, z. Ismet Kukleci, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të OSBE-së dhe anëtarë të tjerë.  Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune:

  1. Çështja e sigurisë në Komunën e Deçanit;

  2. Të ndryshme.

Kryetari Ramosaj theksoi se duke u bazuar në raportet që kemi si qeverisje komunale nga Stacioni Policor në Deçan, mund të themi se situata e sigurisë në gjithë territorin e komunës së Deçanit vazhdon të jetë e qetë dhe stabile, edhe më tutje do të punojmë së bashku me akterët tjerë që siguria në gjithë territorin e komunës të jetë e qetë dhe e qëndrueshme. Sa i përket çështjes së sigurisë në komunën te Deçanit Komandanti i Policisë, z. Faik Jahmurataj në raportin e tij tregoj që në komunën e Deçanit gjendja e sigurisë është në nivel. Kryetari Ramosaj së bashku me drejtorin e MSHSHP-së, z. Izet Zenuni, kanë theksuar se me përmbylljen e vitit 2023, po përmbushim edhe një vit të suksesshëm, sa i përket situatës së sigurisë, e vlerësuan të qetë dhe stabile, gjithashtu kanë falënderuar të pranishmit për bashkëpunimin e vazhdueshëm. Si përfundim nga ky takim doli që siguria në komunën e Deçanit është në nivelin e duhur.

May be an image of 4 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Së shpejti në Prishtinë do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës

Së shpejti në Kryeqytet do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës, një vepër artistike …