Donald Trump ka kërcënuar se do të fillojë sulmet ajrore kundër regjimit të Assadit në Siri

Përpjekjet e Donald Trumpit për të vonuar gjyqin kundër tij duken të suksesshme, pasi çështja shkon në procesin e apelimit

Gjykata Supreme amerikane ka refuzuar, të vendosë nëse ish-kryetari, Donald Trump ka imunitet nga ndjekja penale për krimet e supozuara që ai ka kryer gjatë kohës që ishte në detyrë – për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020. Përpjekjet e Trump për të vonuar gjyqin e tij duken të suksesshme, pasi çështja tani duhet të funksionojë përmes procesit të apelimit. Prokurori i posaçëm Xhek  Smith i kishte kërkuar gjykatës që ta merrte çështjen në mënyrë të përshpejtuar. Trump u padit me akuza për përmbysje zgjedhjesh në fillim të këtij viti. Gjykata nuk e shpjegoi vendimin e saj, në vend të kësaj lëshoi një urdhër të panënshkruar duke thënë se peticioni i Smitit do të refuzohet.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …