Brickos

Derisa Albin Kurti alarmon se në Serbi po përgatiten sulme të reja kundër Kosovës, KFOR-i publikon foto patrullimi rutinor

Derisa Albin Kurti alarmon se në Serbi po përgatiten sulme të reja kundër Kosovës, KFOR-i publikon foto patrullimi rutinor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për trajnimet dhe planifikimet që i po i bëjnë grupet terroriste në krye me Milan Radojçiq, në afërsi të kufirit me Kosovën, duke thënë se planet për sulme kanë qëllim destabilizimin e situatës, megjithatë theksoi se terrorizmi është sfidë për vendin tonë por nuk ka kurrfarë gjasash të triumfojë në një shtet demokratik siç është Republika e Kosovës.  Pak minuta pasi kryeministri Albin Kurti ka përfunduar konferencën e tij ku ka alarmuar se në Serbi po përgatiten sulme të reja kundër Kosovës, misioni i KFOR-it në Kosovë ka publikuar fotografi të ushtarëve amerikanë duke patrulluar në afërsi të Leposaviqit. KFOR tutje ka theksuar se është e fokusuar plotësisht në implementimin ditor të mandatit të vet bazuar në Rezolutën 1244 për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

 

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …