Grupi i Grave të Lipjanit kërkon realizimin e një filmi dokumentar për martiren e parë të Krojmirit, Afërditë Qeriqi

Grupi i Grave Lipjan, përmes një ftese publike, kërkon  mbështetje financiare nga Komuna e Lipjanit për realizimin  e një dokumentari kushtuar  martires, Afërdita Shaqë Qeriqi, e cila është martirja e parë dhe e vetmja  e fshatit Krojmir, e cila gjatë kohës së luftës së UÇK-së  u martirizua nga regjimi vrastar serb, më 25 korrik të vitit  1998. Dokumentari do të ndriçojë jetën e Afërdita Shaqë Qeriqit dhe do të jetë një shprehje falënderimi për të nderuar kujtimin për të dhe për të ndarë me publikun historinë e saj të jashtëzakonshme. Ne besojmë se një projekt i këtillë do të kontribuojë në kultivimin e ndërgjegjësimit dhe ndërtimin e një pasuri kulturore të përhershme.  Jemi të bindur se mbështetja juaj financiare do të jetë një kontribut i rëndësishëm në realizimin e këtij projekti dhe do të na mundësojë të transmetojmë me dinjitet trashëgiminë e Afërdita Shaqë Qeriqit. Faleminderit për vëmendjen dhe mbështetjen tuaj në këtë çështje të rëndësishme, thuhet në fund të kërkesës publike të  Grupit të Grave të  Lipjanit.

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …