Memli Krasniqi:

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka drejtuar kritika të shumta ndaj kryeministrit, Albin Kurti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka drejtuar kritika të shumta ndaj kryeministrit, Albin Kurti. Ai e ka akuzuar të parin e qeverisë për dëme të shumta që i ka shkaktuar Kosovës dhe qytetarëve të saj gjatë qeverisjes së tij. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkruar se “qytetarët po e ndjejnë në lëkurën e tyre këtë degradim të skajshëm të qeverisjes së paaftë dhe të pafokusuar në prioritetet e tyre. “Nuk dua të flas për degradimin e skajshëm të qeverisjes në vendin tonë: për arsimin që ka rënë në nivelet më të ulëta ndonjëherë. Për shëndetësinë që është në kolaps. Për ekonominë që është në stagnim. Për emigrimin që ka marrë përmasa marramendëse. Për diplomacinë e cila është në vdekje klinike prej ditës së parë në këtë Qeveri. Për sanksionet e për masat ndëshkuese që ky Kryeministër ia ka sjellë vendit tonë nga ata që na kanë ndihmu më së shumti, edhe për çlirimin edhe për ndërtimin e këtij shteti: nga SHBA-të dhe BE” ka theksuar mes tjerash, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Shkurte Fejza

Shkurte Fejza bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, …