Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në konferencën e fundvitit ka thënë se viti 2023 është i humbur për Kosovën

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në konferencën e fundvitit ka thënë se viti 2023 është i humbur për Kosovën. Duke folur gjerësisht për vitin 2023, ai ka theksuar rolin e AAK-së në këtë vit, por njëkohësisht edhe dështimet të cilat ndodhën gjatë këtij viti. Viti 2023 do të mbahet në mend si vit i cili e varfëroi secilin qytetar të Kosovës, pa dallim. Vit i cili e ngriti pasigurinë në vend, që nga aspekti social e deri tek ai i sigurisë. Ishte vit i eksperimentimit të shumicës së ministrave dhe dikasterëve që udhëheqin, duke e kthyer Kosovën ndër vendet e para në listë për rezultatin më të dobët në PISA, në vendin me pagat më të ulëta në sektorin publik në rajon, në mos shpenzimin respektivisht investimin e jo më shumë se një miliardë euro në projekte kapitale dhe me dështim të plotë në politiken e Jashtme dhe subjektivitetin e Kosovës”, ka thënë Tahiri. Ai ka theksuar se vitit 2023 do të mbahet mend si vit kur qeveria është munduar me të gjithë mekanizmat e saj të kapë institucionet e pavarura, në veçanti gjyqësorin. Zhvillimi më i mirë dhe më i mrekullueshëm në 2024 do të ishte largimi i kësaj qeverie dhe ndalja e dëmit që i bëhet Kosovës, ka thënë, Besnik  Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …