U mbajt konsultimi Publik për Planin lokal të Transportit rrugorë 2023-’27 në komunën e Deçanit

Plani paraqet objektivat strategjik zhvillimor nga fusha e komunikacionit për komunën e Deçanit. Në konsultimin  publike të pranishëm ishin zyrtarë komunal dhe qytetar, të cilët i njoftoj rreth planit, Ajne Ibërhysaj. Planit Lokal i Transportit Rrugor për komunën e Deçanit ka për qëllim uljen e shkallës së motorizimit duke promovuar forma tjera të lëvizjes, si zhvillimin e çiklizmit dhe krijimin e hapësirave për ecje gjithashtu edhe për krijimin e kushteve infrastrukturore me qëllim të akomodimit të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Ndërgjegjësimi i rritur i qytetarëve lidhur me përdorimin e mënyrave aktive, të pastra dhe efikase të transportit, si ecja, çiklizmi dhe transporti publik, siguron një mënyrë më të efektshme për përmbushjen e kërkesave për lëvizje ditore.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …