Nesër me datë 29 dhjetor 2023, nga ora 08:00 e mëngjesit, një pjesë e rrugës “Shejh Mihedini” do të jetë e bllokuar

Njoftohen qytetarët e komunës së Rahovecit që nesër, me datë 29 dhjetor 2023, nga ora 08:00 e mëngjesit, një pjesë e rrugës “Shejh Mihedini” do të jetë e bllokuar.

Ju lutem, të shfrytëzoni rrugët alternative:

  1. Ata që kanë për të kaluar kah rruga e transitit, kaloni në rrugën mbi qytet;

  2. Ata që kanë për të kaluar kah rruga “Shejh Mihedini”, kaloni në rrugën “Gëzim Hamza”;

  3. Ata që kanë për të kaluar kah rruga “Selajdin Mullabazi”, prej semaforëve kaloni në rrugen “Ali Sokoli”.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj deri në përfundim të punimeve!

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …