Komuna e Rahovecit e para në Republikën e Kosovës për performancën komunale për vitin 2022  

Në bazë të raportit të publikuar nga MAPL-ja, janë nxjerrë rezultatet e Performancës Komunale, Komuna e Rahovecit rezulton e para me performancën më të lartë në Kosovë, më shumë se çdo komunë tjetër, e shprehur në përqindje me 80.2%. Pjesë e raportimit janë gjithsej 19 fusha: Shërbimet publike administrative, Transparenca komunale, Përgjegjshmëria komunale, Barazia në punësim, Shërbime sociale dhe familja, Kulturë, Rini dhe Sport, Menaxhimi i fatkeqësive, Planifikimi hapësinor, Hapësirat publike,  Infrastruktura rrugore, Transporti publik, Parkingjet publike, Uji i pijshëm, Kanalizimi, Menaxhimi i mbeturinave, Mbrojtja e mjedisit, Përfaqësimi gjinor, Arsimi parauniversitar, Kujdesi primar shëndetësor, Zhvillimi ekonomik lokal. Ndërsa, në janar Komuna e Rahovecit pritet të shpallet fituese e Grantit të Performancës Komunale nga MAPL-ja, e që mjetet e fituara nga granti do të shfrytëzohen për investime kapitale në sektorë dhe projekte që rrisin mirëqenien dhe i kontribuojnë zhvillimit të ekonomisë lokale në Rahovec. Kryetari Latifi ka falënderuar për angazhimin dhe punën e përkushtuar, koordinatoren për Performancë, znj. Bjondina Ramaj-Fazliu, secilin anëtar të Grupit Punues për Performancë, zyrtarët e shërbimit civil në Komunë, ekipin e tij politik dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunim!

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …