Kryetari Haliti me bashkëpunëtor në prag te Vitit të Ri kanë ndarë dhurata për fëmijët

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti dhe bashkëpunëtor të tjerë në  prag të Vitit të Ri 2024, ka ndarë dhurata për fëmijët e çerdhes publike “Gëzimi Ynë” në Viti dhe paralelja e ndarë në Çifllakë. Gjithashtu dhurata janë ndarë edhe në dy shkollat në qytetin e Vitisë, konkretisht  për nxënësit me nevoja të veçanta. Me këtë rast përfaqësuesit komunal pos dhuratave ju kanë uruar fëmijëve, nxënësve dhe personelit edukativo-arsimor Vitin e Ri 2024. Ndërkaq edhe fëmijët e çerdhes në Viti patën një dhuratë për të parin e Vitisë.

May be an image of 7 people and tree

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …