Kryetari Kastrati takon punëtorët e administratës komunale për festën e fundvitit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati së bashku me Nënkryetarin, Vesel Krasniqi, drejtorin e Administratës, Fatmir Ademaj dhe drejtorë të tjerë të qeverisjes komunale, takuan punëtorët e administratës komunale, në një koktej rasti për festat e fundvitit. Me këtë rast, Kryetari Kastrati ndër të tjera tha, “Është kënaqësi e veçantë që në këtë fundvit të 2023, t’u drejtohem juve punëtorë të administratës komunale, nënkryetarit Krasniqi, drejtorëve dhe zyrtarëve, të cilët për një vit pune në shërbim të qytetarëve tanë dhe në kryerjen e shërbimeve tjera komunale e qendrore, nëpër komisione e komitete dhanë angazhim të madh, pa të cilët nuk do të mund ta përmbyllnim një vit të suksesshëm e me plotë sfida e vështirësi. Por me këtë angazhim të të gjithëve ia arritëm t’i realizojmë projektet e planifikuar në programin tonë qeverisës për ‘Malishevën Urbane’. Me dinamikë edhe më të shtuar do të punojmë për vitin 2024, që Malishevën ta zhvillojmë e ta bëjmë edhe më tërheqëse, për investime të brendshme e të bizneseve dhe afaristëve të jashtëm. Në fund të këtij takim, Kryetari Kastrati, i uroj për festat e fundvitit, gjithë punëtorët e administratës, qytetarët, mërgimtarët dhe bashkëkombësit, me shpresë që viti 2024 të jetë vit i punës, zhvillimit, mirëqenies familjare dhe vit i zhvillimit të vlerave tona kombëtare.

GËZUAR VITI I RI 2024!

May be an image of 10 people, drink, crowd and text

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së dhe Komuna Rahovecit organizojnë aktivitete të shumta me rastin e shënimit të javës së dëshmorëve dhe “Betejës së 12 Majit 1998 -Beteja e Anadrinit”

Organizata e Veteranëve të Luftes së UÇK-së dhe Komuna e Rahovecit organizon aktivitete të shumta …