leoni

Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK kanë vlerësuar se Qeveria Kurti ka dështuar gjatë vitit 2023

Partitë opozitare parlamentare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë vlerësuar se Qeveria Kurti ka dështuar gjatë vitit 2023. Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë për KosovaPress, se Qeveria Kurti s’ka bërë asgjë pozitive gjatë këtij viti. Ai ka shtuar më tutje se Qeveria Kurti më shumë është fokusuar në tema që kanë pasur qëllim dëmtimin e institucioneve të Kosovës dhe se ka krijuar probleme artificiale në veri për të shmangur problemet reale në Kosovë. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka konstatuar se Qeveria Kurti në shumë segmente ka dështuar dhe se vendi është afër një bumi social. Edhe lideri  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka drejtuar kritika ndaj kësaj qeverie. Ai ka thënë për KosovaPress, se qeveria përmes propagandës vetëm po mashtron qytetarët, pasi s’ka asnjë rezultat konkret në asnjë sektor në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …