Në vigjilje të ditëlindjes së atdhetarit dhe idealistit të palëkundur, Jakup Januz Krasniqi

Në vigjilje të ditëlindjes së atdhetarit dhe idealistit të palëkundur, Jakup Januz Krasniqi

Na ndau jeta nga aktivitetet e përbashkëta,  Jakup. Ty  të ndau edhe nga familja, të afërmit, veprimtarët, bashkëluftëtarët, përveç atyre me të cilët je në burg, ndërsa mua kësaj radhe, në vend të burgut, ku do të ndihesha shumë herë më mirë, më gozhdoi  sëmundja e pashërueshme, por ende nuk po jepem.

Ky është Viti i Ri i katërt,  që po e kalon ngujuar në burgun e Hagës. 11 të tjerë i ke kaluar nëpër burgjet e ish-RSFJ-së. Kurdoherë i pathyeshëm, kurdoherë i pamposhtur, para padrejtësive që na kanë përcjellë dhe po na përcjellin, sepse ende shumica shqiptare vazhdon të jetë e ndarë dhe e përçarë, vazhdon luftën për pushtet dhe dominim kundër njëri-tjetrit dhe nuk e ka hallin e çlirimtarëve, për më tepër po i diskriminon invalidët e veteranët dhe forcat e vërteta e të dëshmuara atdhetare.

Disa nga shokët Tuaj të kohës së veprimtarisë  atdhetare e të burgjeve, nuk janë më ata që ishin. Nuk e di a të kanë kujtuar ndonjëherë publikisht, sepse ata janë në një burg tjetër, ku u ndalohet qoftë edhe përmendja e emrit Tuaj, të Hashimit, Kadriut, Rexhepit e të tjerëve. Dallimi i madh është se Juve u ka paraburgosur një Gjykatë ndërkombëtare, në radhë të parë për qëllime politike, ndërsa këta janë vetë-burgosur duke iu nënshtruar për tokë  “prijësit”, të cilit tash po i thonë edhe “baba” edhe ai është më i ri në moshë se këta.

Shoqata e të Burgosurve Politikë, i njeh si të burgosur vetëm ata që janë rreshtuar pas Albin Zaim Kurtit, andaj  edhe në emër  të kësaj shoqate nuk u ka vizituar askush deri tani, me sa di unë. Ndonjëri prej tyre edhe do të kishte ardhur, po të ishte sa për ty, kuptohet sa për sy e faqe, por pengesë janë të tjerët, sidomos Hashim Thaçi e Kadri Veseli që nuk guxojnë t’ iu  përmendin as  emrat, ndoshta ndonjëri edhe guxon, por ja që nuk iu ka dhënë rasti për këto tri katër vjet.

Mua më vjen mirë që u vizitojnë familjarët, të afërmit, “u vizitojnë” me mendje e zemër  edhe shumë nga ata që nuk mund ta vijnë atje këtë fizikisht. Po u  vizitojnë edhe nga ata, që katër vjet më parë, tërë entuziazëm, veshur me  e urrejtje e shpirtligësi i brohoritnin  Gjykatës Speciale   “Urraaaa! O burrani, po vjen Epopeja e Gjykatës Speciale!!!, si Ad. Ke. Bl. Fe e jo pak të tjerë. Një tjerë nga ky rod thoshte hapur: Hajde? Shkoni në Hagë, çka po pritni?. Tani është Epopeja jonë…

Kam dëgjuar se Sharl De Golli i Francës, gjatë luftës dhe okupimit në Algjeri, kishte porositur zyrtarët e sigurimit, që kur të kryenin burgun ata, që kishin mbajtur shumë vite, njerëzit e zbulimit të shkonin nëpër shtëpitë e algjerianëve dhe të hulumtonin sesi i prisnin të vetët, rrethi i tyre i të njohurve. Pas një kohe, shumë prej tyre kishin paraqitur raportet dhe kishin konstatuar se ata priteshin me shumë respekt, që të gjithë,  pa dallim, të rinj apo të moshuar. Kur të liruarit nga burgu hynin në dhomë, të gjithë ngiheshin në këmbë. Askush nuk fliste para tyre. Të gjithë përshëndeteshin për dore e disa edhe përqafoheshin mes veti… De Golli kishte mbledhë oficerët, politikanët dhe u kishte thënë, se respekti që po tregonte populli i Algjerisë, për ata që po kthehen nga burgjet, në jep të kuptojmë se ka ardhur  koha  të tërhiqemi përgjithmonë nga ai vend. Ata janë lidhë njëri me tjetrin, si mishi me thoin… po e duan dhe po e respektojnë njëri tjetrin,  dhe tani paska ardhur koha e tyre…

Jo rastësisht në traditën tonë është ruajtur dhe është transmetuar brez pas brezi, Legjenda e Urës, apo e Kështjellës  së Rozafës. Në themel të çdo Godine Kombëtare kemi fijuar më të dashurit, më të dhembshurit, më të pafajshmit, sepse ashtu kanë kërkuar dhe kërkojnë zotat, mujsharët, faraonët, neronët, madje edhe do mini-neronë, sepse ashtu kërkojnë inkuizitorët, xhelozët, shqipfolësit kolaboracionistë, ashtu sot kërkon Gjykata Speciale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje një zonjë plakë e saj,  mundohet të na bind se nuk po u gjykuaka lufta çlirimtare, pavarësisht se është prangosur kreu i saj, i akuzuar për ndërmarrje kriminale….

Jakup, shëndet e jetë të gjatë, gjithnjë me shpresë e besim se,  “e drejta  mënon por nuk harron!

Ahmet Qeriqi

31. 12. 2023

Shtime

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …