Vetëvendosje

Jemi të tronditur me sulmet e mbrëmshme në Stamboll

Jemi të tronditur me sulmet e mbrëmshme në Stamboll. Lëvizja VETËVENDOSJE! u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave dhe gjithë popullit turk.
Vrasja e njerëzve të pafajshëm, dhe shkaktimi i frikës në masë, janë krime që duhet dënuar gjithmonë, kudo që ndodhin. Krimet e tilla, siç janë monstruoze sa i përket dëmeve e terrorit që shkaktojnë, tregojnë po ashtu për mungesën e kohezionit e brishtësinë e shoqërive tona.
Në këto momente të gjithë duhet të ndajmë dhimbjen me popullin turk dhe t’i shfrytëzojmë këto akte çnjerëzore për reflektim mbi zhvillimet politike në botë. Nuk duhet të pranojmë një shoqëri ku fashizmi, terrorizmi dhe diktaturat kanë ende hapësirë, por për këtë gjë nuk mjafton as ruajtja e status-quos që është terreni i cili ka prodhuar këto fenomene.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …