Selia e parë e stafit të Radios-Kosova e Lirë dhe Agjencisë së Lajmeve Kosovapress ka qenë e vendosur në fshatin Krojmir

Selia e parë e stafit të Radios-Kosova e Lirë dhe Agjencisë së Lajmeve Kosovapress ka qenë e vendosur në Shtëpinë e Idriz Qeriqit në fshatin Krojmir. Në atë shtëpi gjatë muajve tetor nëntor e dhjetor të vitit 1998 janë  bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e transmetimit të programit. Aty, përveç, Ahmet Qeriqit, me tërë familjen, në nëntor të atij viti ishte vendosur edhe zëdhënësi i SHP të UÇK-së, Jakup Krasniqi, me familje si dhe kuadro të tjerë të lartë të luftës së UÇK-së. Në Selinë e parë në Krojmir, me qëllim për të ndihmuar dhe për të qenë pjesë e  themelimit të dy institucioneve informative të luftës, paraprakisht  kishin ardhur: Nezir Myrtaj, Isa Kraniqi, Sheqir Zeneli, Martin Çuni, Nusret Pllana, Berat Luzha,  Hilmi Ramadani. Një kujdes të veçantë për stafin ndihmën dhe sigurinë e tyre kanë treguar luftëtari  i radhëve të para të UÇK-së, Elez Durmishi, komandanti i batalionit, “Ruzhdi Salihu”,  i Brigadës 121, Ismet Jashari-Kumanova, pastaj Komandanti i Policisë Ushtarake të këtij batalioni, Sylë Qeriqi, ndërsa në roje të përhershme të stafit dhe strukturave udhëheqëse të Shtabit ishin angazhuar: Hasan Ali  Qeriqi, Avni Sylë Qeriqi e të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …